Shpërthimet në Tianxhin, 44 të vdekur, 500 të plagosur

13/08/2015 00:00

Mediat kineze kanë raportuar se dy shpërthimet masive në Tianxhin kanë shkaktuar vdekjen e së paku 44 personave dhe plagosjen e 500 të tjerëve. Fillimisht u raportua për një, por në të vërtetë kanë qenë dy shpërthime.

Autoritetet gjithashtu kanë thënë se kanë humbur kontaktet me 36 zjarrfikës, të cilët po luftonin me flakët, ndërsa nëntë të tjerë kanë vdekur. Sipas mediave rreth 100 mjete zjarrfikëse ishin të pranishme në Tianxhin.

Sikurse rrëfejnë dëshmitarët, në kohën e shpërthimit janë ndjerë lëkundje të fuqishme toke, të cilat kanë shkaktuar lëkundje edhe të ndërtesave, si edhe shkëputjen e energjisë elektrike.

Të gjithë banorët e zonës kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa do të mund të rikthehen vetëm pas njoftimit nga ana e autoriteteve.

Top Channel