Atentat me bombë në Bagdad, 58 viktima

13/08/2015 00:00

Të paktën 58 persona janë vrarë në Bagdad të Irakut pasi një kamion shpërtheu mes një turme njerëzish në një market të mbipopulluar.

Bomba që ishte vendosur në një kamion-frigorifer shpërtheu në Sadr, një distrikt në veri-lindje të kryeqytetit të Irakut.

Sipas Associated Press, janë 58 viktima dhe 89 të plagosur nga ky atentat.

Sadri është një nga qytetet më të shënjestruara nga militantët e ISIS-it.

Top Channel