Milani fiton trofeun TIM. Mposht Interin dhe Sassuolon
13/08/2015 00:00
Milani ka fituar edicionin e 15 të trofeut TIM. Në stadiumin Mapei të Reggio Emilias, skuadra e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic ngriti kupën e turneut miqësor falë fitores 2-1 në derbin ndaj Interit dhe fitores me penallti ndaj Sassuolos.
Në takimin hapës, kuqezinjtë mposhtën zikaltrit falë golave të blerjeve të reja: Bertolacci dhe Bacca. Për Interin shënoi Brozovic.
Ndërkohë, në ndeshjen e dytë 45-minutëshe Interi u mund edhe nga Sassuolo, që fitoi me rezultatin 1-0 me gol të Defrel.
Në finale, Sassuolo kaloi në avantazh me anë të Duncan, por në minutën e fundit të ndeshjes ishte Nocerino ai që barazoi për Milanin. Në goditjen e 11-metërshave, kuqezinjtë fituan 5-4.
Top Channel