Mirditë, arrestohen dy shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve
13/08/2015 00:00
Efektivët e Policisë së Mirditës kanë arrestuar paraditen e së enjtes dy shtetas me akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve.
27-vjeçari Albert Prenga dhe 25-vjeçari Eduart Prenga janë vënë në pranga pasi janë kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar dy kamionë pa lejet përkatëse dhe duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin e duhur ligjor.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit për komisariat këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë.
Top Channel