Ed Sheeran habit me tatuazhin e tij

13/08/2015 00:00

Ed Sheeran ka habitur fansat me tatuazhin gjigant të bërë në kraharorin e tij dhe duket se kjo është vetëm gjysma e punës.

Këngëtari britanik ka postuar tatuazhin e papërfunduar në llogarinë e tij të Instagramit. Në fotografinë e publikuar ai shihet të ketë bërë fytyrën e luanit në karaharor, por akoma nuk është e qartë se çfarë dëshiron t’i shtojë këtij tatuazhi këngëtari, pasi bashkangjitur fotos ka shkruar: “Gjysma e punës”.

Artisti Kevin Paul, i cili ka bërë tatuazhin, ka deklaruar se Ed pritet të bëjë akoma më shumë tatuazhe në trupin e tij, duke e mbuluar komplet kurrizin e tij.

Top Channel