Shijak, ndalohen dy të mitur që vidhnin banesa

13/08/2015 00:00

Dy të mitur janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve nëpër banesa. Burime zyrtare bënë të ditur detaje të operacionit “Banesa 009”, gjatë të cilit u vunë në pranga K. Ç, 14 vjeç dhe E. Ç, 13 vjeç nga Sukthi.

Dy të miturit akuzohen për të paktën 6 vjedhje të dokumentuara. Ata kanë deklaruar para uniformave blu se vjedhjet i kryenin gjatë ditës. Fillimisht, trokisnin nëpër banesa dhe, në rastet kur nuk përgjigjej njeri, hynin brenda për të vjedhur. Më pas, ndërronin veshjet dhe largoheshin me biçikleta.

Policia u ka sekuestruar të miturve një sasi bizhuterisht, si unaza, vathë, varëse, byzylykë floriri, 40 mijë lekë, disa telefonë celularë dhe sende e orendi shtëpiake.

Top Channel