Skemë mashtrimi me 1.5 milionë USD, dy të arrestuar në Korçë

13/08/2015 00:00

Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e dy persona për një skemë mashtrimi prej 1.5 milionë dollarësh. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, janë vënë në prang Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari.

Foto Kapurani, administrator i disa kompanive betoni, kishte krijuar disa subjekte tregtare në QKR, që kryenin shitje fiktive tek njëri-tjetri

Nga veprimet hetimore për periudhën 2011-2014, kompanitë “Kapurani Vjara”, “Kapurani Trans”, “Beçi Company” dhe “Four Beton”, përmes veprimeve fiktive u janë shmangur detyrimeve tatimore me një vlerë totale prej 170 milionë lekë, ose rreth 1.5 milionë dollarë.

Ndërkaq, prokuroria tha se po heton për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Top Channel