Arsyet pse flemë më mirë kur jemi me pushime

13/08/2015 00:00

Kur shkojmë me pushime bëjmë një gjumë më të qetë, më të relaksuar, larg të përditshmes. Por nuk është e thënë të shkosh në një hotel me pesë yje për të bërë një gjumë të kësaj cilësie. “Huffington Post” shkruan se gjatë pushimeve fitohen disa zakone që mund t’i praktikojmë kur të kthehemi në shtëpi.

Ja disa zakone që fitojmë gjatë pushimeve:

Kontrolli i temperaturës
Të gjitha hotelet apo shtëpitë e pushimit janë të freskëta dhe na ndihmojnë të flemë më herët. Ekspertja Holly Phillips thotë se temperaturat e freskëta, gjatë verës rreth 20 gradë Celcius, na ndihmojnë të flemë më shpejt.

Errësirë totale
Të gjitha shtëpitë e pushimit apo hotelet kanë perde të rënda të errëta apo dhe grila, që errësojnë të gjithë dhomën. Drita rrit prodhomin e melatoninës në trup, një hormon që ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë-zgjuar. Prandaj shumë njerëz përdorin maskën e gjumit për sytë. Sipas një studimi është vërtetuar se këta të fundit kanë më pak gjasa të zgjohen gjatë natës.

“Zhurma e Bardhë”
Alarmi i zgjimit, sirenat e ambulancës apo boritë e makinave, janë zhurma që nuk i dëgjojmë gjatë pushimeve. Gopal Allada një specialist i gjumit rekomandon krijimin e “zhurmës së bardhë”, e cila mund të realizohet me anë të një ventilatori. Çfarë fitojmë? Dhoma do të jetë e freskët dhe e ventiluar mirë.

Jastëkë, jastëkë, jastëkë….
Dhomat e hoteleve kanë një numër të madh jastëkësh në krevat, për të gjetur atë që na përshtatet më shumë. Ekspertja Holly Phillips, e cila si shumë nga pacientët e saj vuan nga gërhitja, nuk i pëlqen të përdorë aparaturat e posaçme. Ajo preferon të zhytet në një tufë jastëkësh që e ndihmojnë të ketë rrugët e frymëmarrjes të hapura. Në fakt, studimet thonë se për personat që flejnë me shpinë ka një reduktim të gërhitjes, kur koka ngrihet me një kënd prej 45 gradësh.

Top Channel