Për një femër…sherr në pistën e tenisit

13/08/2015 00:00

Nick Kyrgios ishte protagonist i një skene jo të bukur në turneun Masters të Montrealit. Tenisti australian, gjatë ndeshjes së turit të dytë ndaj Stan Wawrinka, i tha kundërshtarit të tij këtë frazë: “Kokkinakis ka shkuar me të dashurën tënde shoku, më fal që po ta them”.

Fatmirësisht, Wawrinka nuk i dëgjoi këto fjalë në moment, por kur i mori vesh pas përfundimit të ndeshjes, kërkoi që ATP-ja të dënojë tenistin australian.

“Jam shumë i zhgënjyer që një koleg tregon një mungesë të tillë respekti që as nuk mund ta imagjinoja. Shpresoj që të merren masa për të mbrojtur integritetin e këtij sporti”, shkroi Wawrinka në Twitter.

Stanislas Wawrinka ka disa muaj që është i lidhur me tenisten kroate Donna Vekic, e cila më parë ka qenë e lidhur me australianin Kokkinakis, mik i mirë i Kyrgios, i cili tha pas ndeshjes: “E thashë atë që thashë, pasi Wawrinka nuk më respektoi”.

Top Channel