Remonte në Jug të vendit, OSHEE: 12.15-12.45, pa energji elektrike

13/08/2015 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike për zonën e bregdetit të Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, pa energji do të jenë zonat Himarë, Jalë, Dhërmi e Palasë. Ndërprerja e energjise do të jetë nga ora 12.15 deri në 12.45. Shkak për këtë është remonti në linjën 10 kv të fidrit 2.

Ndërkaq, OSHEE ka njoftuar edhe vijimin e kontrolleve në zonat përgjatë bregdetit. Pas Shkodrës, kompania ka shtuar personel edhe në Durrës, ku si rezultat i kontrolleve vetëm në tri ditë janë mbledhur 60 mijë dollarë detyrime.

Top Channel