Vin Diesel publikon foton më të ëmbël në botë

13/08/2015 00:00

Vin Diesel ka treguar anën e tij të ëmbël duke publikuar një fotografi së bashku me vajzën e tij të vogël, në llogarinë e Instagramit.

Në fotografinë e postuar, protagonisti e filmit “Fast And Furious” shihet teksa merr një puthje të ëmbël në ballë nga vogëlushja. Bashkangjitur fotos, Diesel ka shkruar: “E gjitha dashuri…”

Aktori dhe partnerja e tij Paloma Jimenez kanë sjellë në jetë vajzën në muajin mars të këtij vitit. Pauline Sinclair, është fëmija i tretë i çiftit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel