Vera në qytet me fëmijët? Ja si të kaloni kohën

13/08/2015 00:00

Të vraposh drejt maleve, apo detit; pushimet ideale kalohen mes natyrës. Por jo gjithmonë është e mundur të bësh pushime. Kështu që është shumë mirë të mësosh të shfrytëzosh të mirat e qytetit, si për të mëdhenjtë dhe të vegjlit.

Me kuriozitet dhe fantazi, dhe një ditë ‘urbane’ mund të bëhet mjaft zbavitëse. Ja çfarë të bëni për fëmijët:

Hani mëngjes në ambient të hapur
Idealja ne verë është të nisësh ditën duke ngrënë mëngjes në ajër të pastër. Ndoshta në ballkon, apo kopësht, mjafton të jetë jashtë ambienteve të shtëpisë.

Shëtitja e mëngjesit
Në orët e para të ditës temperaturat janë të kënaqshme, dhe është mirë t’i shfrytëzoni duke shëtitur në qytet me fëmijën tuaj. Ndonjë ide? Ndoshta shëtitje për të zbuluar lagje që nuk i keni parë, apo vende historike.

Piknik për drekë
Një piknik në parkun e qytetit për të shijuar këtë stinë nuk do të ishte keq. Çfarë të merrni me vete? Një çantë termike me fruta, perime dhe ushqime të lehta.

Tullumbacat me ujë
Në çantën e nënës në verë nuk duhet të mungojnë tullumbacet për ti mbushur me ujë. Pastaj fëmijët luajnë me njëri-tjetrin me luftën e ujit. Rregulli i artë? Lërini fëmijët të lagen tërësisht duke u kenaqur. Me vete merrni dhe rroba për ti ndërruar kur të ktheheni.

Një pije me fëmijët
Pse jo? Relaksi nuk është vetëm për fëmijët, por kjo stinë e bukur përfshin dhe të rriturit që të kalojnë momente qetësie. Në qytet, një pije freskuese është një moment i këndshëm. Truku është që të zgjedhësh një vend të përshtatshëm për ta, me hapësira të mëdha për të luajtur, teksa shijoni pijen tuaj.

Kinemaja në shtëpi
Gjatë netëve të verës, vapa shpesh i mundon fëmijët dhe i bën nervoz, duke i lënë pa gjumë. Një zgjidhje është edhe kinemaja në shtëpi, me film për fëmijët dhe kokoshka. Mund të shijoni filmin të shtrirë në tokë, apo mes jastëkëve, apo edhe në dyshekë portabël, si në kamping. Fëmijët do të kënaqen pa masë dhe do të flenë pa teka.

Top Channel