Të gjithë e mbajmë mend filmin e famshëm të Disney, “Bambi”. Duket se filmi është bërë realitet. Dreri i vogël dhe lepuri që lozin me njeri-tjetrin, njësoj si tek filmi, janë filmuar në Rokcy Mountains, në Estes Park të Kolorados.

Video ka vetëm dy ditë në Facebook dhe është parë plot 472 mijë herë. Vullnetarët e muzeut Steve dhe Vicky Johnsen kanë publikuar videon “Bambi and Thumper” më 6 gusht.

Nuk ndodh shpesh të shohësh një drer dhe një lepur të lozin së bashku. Filmi i famshëm i Disney, “Bambi”,  ka rrëmbyer zemrat e miliona njerëzve që nga publikimi i tij më 1942. Drama e animuar tregon për jetën e Bambit të vogël dhe miqve të tij të pyllit, përfshi dhe lepurushin, teksa përballen së bashku me tragjeditë dhe triumfet.

FOTO GALERI
1/4
Në Kolorado është filmuar dreri që luan me lepurushin

Top Channel