Tenis, Ivo Karlovic kalon shifrën e 10 000 “ace” në karrierë
13/08/2015 00:00
Kroati Ivo Karlovic ka kaluar numrin 10 000 të pikëve direkt nga shërbimi (ace) në karrierë, duke u bërë tenisti i dytë në histori që e kalon këtë shifër.
Tenisti 36-vjeçar, 2.11 metra i gjatë, të martën shënoi 22 “ace” në ndeshjen ndaj Milos Raonic, e vlefshme për raundin e dytë të turneut të Montrealit (Kanada).
Numri 23 i renditjes botërore ka realizuar 10 004 “ace” në 527 ndeshje si profesionist dhe para tij është vetëm kroati tjetër, Goran Ivanisevic. Kampioni i Wimbledon në vitin 2001 e ka mbyllur karrierën me 10 183 “ace” në 895 ndeshje.
“Objektivi im është ta arrij sa më shpejt. Shpresoj që këtë vit. E rëndësishme është të jem në gjendje të luaj ende tenis”, tha Karlovic.
Top Channel