Haradinaj, apel Jahjagës dhe Mustafës: Po gaboni me demarkacionin

13/08/2015 00:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të enjten në adresë të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, se janë duke gabuar në lidhje me caktimin e kufirit me Malin e Zi.

Në një konferencë për shtyp, kreu i AAK-së ka thënë se nga ky plan Kosova humb rreth 12 mijë hektarë tokë dhe jo asnjë milimetër, siç pretendojnë Thaçi e Mustafa.

Haradinaj ka thënë se është shqetësuese puna që ka bërë Komisioni Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi e po ashtu edhe më shqetësuese është se qeveria ka miratuar raportin e këtij komisioni, që sipas tij ka ofruar një version të gabuar.

Haradinaj tha se, kjo është një thirrje e sinqertë që ai i bën presidentes dhe qeverisë që ta ndalin këtë veprim. “Qeveria duhet të ndalet. Nëse nuk ndalet vetë, atë do ta ndalë populli”, ka thënë Haradinaj.

Top Channel