Hyseni: Edukim intelektual kundër radikalizmit

13/08/2015 00:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni vizitoi këtë të enjte komunën e Prizrenit, prej nga deklaroi se radikalizmi fetar duhet të luftohet me edukim intelektual qoftë në xhami, shkolla apo këshilla komunalë dhe jo vetëm me dorë të hekurt të policisë.

Sipas ministrit Hyseni, Policia e Kosovës është treguar shumë aktive në luftimin dhe parandalimin e dukurive te tilla, por kjo nuk mjafton.

Ndërsa nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi u shpreh se Bashkësia Islame e Kosovës është treguar indiferente ndaj këtyre rasteve.

Vizita në Prizren e ministrit Hyseni është bërë në kuadër të një turi të tij nëpër komuna, që ka për qëllim forcimin e sigurisë në vend.

Top Channel