Sot njerëzimi mbaroi burimet e Tokës për vitin 2015

13/08/2015 00:00

Sot është Dita e Goditjes së Tokës, ose ajo e shfrytëzimit të tepruar të planetit tonë. Popullsia botërore ka konsumuar të gjitha burimet (fruta e perime, mish dhe peshk, ujë dhe dru) që kishte në dispozicion për vitin 2015.

Që prej këtij momenti po zhvasim planetin duke emetuar në atmosferë një lloj CO2-shi që nuk mund të thithet.

Deklarata është bërë nga Global Footprint Network, që deklaron se për të plotësuar kërkesat e njerëzimit do të duhej më shumë se 1 Tokë e gjysmë.

Qendra e studimeve ndërkombëtare vë në raport gjurmën ekologjike të njeriut (konsumin e tij) me bio-aftësinë (burimet natyrore që ofron Toka).

Me kalimin e viteve ky raport është gjithnjë e më i zhdrejtë, duke qenë se Dita e Goditjes sa vjen e afrohet më shumë. Kështu, vitin e kaluar ajo u regjistrua më 19 gusht, ndërkohë që 15 vjet më parë në fillim të tetorit.

Ndërsa 1970 ka qenë viti i fundit në të cilin konsumi i njerëzimit ka qenë në përpjestim të drejtë me atë të burimeve natyrore.

Sipas ekspertëve, kjo situatë konkretizohet gjithnjë e më shumë tek shpyllëzimi, tek thatësira dhe mungesa e ujit të ëmbël, tek erozioni, zhdukja e biodiversitetit dhe në fund tek rritja e çlirimit të CO2-shit në atmosferë.

Top Channel