Angli, rikthehet tendenca e vjetër; qumështi blihet tek blegtorët

13/08/2015 00:00

Në Angli, ku prej gjysmë shekulli tendenca e blerjes së produkteve tek blegtorët ka dalë nga moda, tani duket se po kthehet sërish. Kohët e fundit konsumatorët e bulmetit po i blejnë prodhimet direkt nga fermerët dhe jo me në supermarkete.

Javën e kaluar blegtorët anglezë zhvilluan një proteste të madhe për shkak të rënies së çmimit të qumështit. Ata fajësuan drejtpërdrejtë supermarketet, të cilat për të konkurruar në treg me bizneset rivale ulën çmimin e qumështit me 25%.

Kjo prekte drejtpërdrejtë një zinxhir njerëzish që punonin për këto produkte, duke filluar nga blegtorët e deri tek përpunuesit e qumështit.

Pikërisht në këtë moment pakënaqësie të prodhuesve, gjërat duket se janë kthyer në anën e tyre dhe konsumatorët po e blejnë qumështin direkt tek ata.

Por në të njëjtën kohë, kur kërkesa për prodhime bulmeti sa vjen dhe shtohet, Anglia po përballet me fenomenin e reduktimit në rritje të numrit të blegtorëve.

Sot në vend numërohen 100 mijë persona të kësaj  fushe. Të dhënat e e raportuara nga “Farmers Weekly” tregojnë se rreth 60 ferma në Angli, Skoci dhe Uells po shesin qumësht.

Për të promovuar edhe zonën e tyre përkatëse, ata e shesin produktin në variante të ndryshme, si te homogjenizuar, apo  gjysmë të skremuar.

Top Channel