Francë, goditet një tjetër grup trafikantësh. Në pranga 4 shqiptarë

14/08/2015 00:00

Pesë persona që dyshohet se kanë lidhje me një grup trafikantësh shqiptar, janë arrestuar në veri të Francës. Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit të Boulogne-sur-Mer.

Në mesin e të arrestuarve janë katër shqiptarë, ndërsa e pesta është një grua që jeton në Francë, por nuk është dhënë hollësi në lidhje me nacionalitetin e saj.

Ata u arrestuan pasi dyshohen se po kalonin ilegalisht emigrantë nëpërmjet kanalit të La Manshit, duke i fshehur ata nëpër kamionë të cilët transportoheshin me tragete.

Disa burime policore kanë thënë se ky grup po bashkëpunonte me disa drejtues kamionësh.

Top Channel