Egjipt, rrëzohet një avion ushtarak. 4 të vdekur

14/08/2015 00:00

Një avion ushtarak egjiptian është rrëzuar në kufi me Libinë pas një misioni kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik. Për pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Përmes një deklarate, një zëdhënës i Ushtrisë egjiptiane ka treguar se avioni është rrëzuar për shkak të një defekti teknik, por nuk ka specifikuar nëse të vrarët dhe të plagosurit kanë qenë në avion ose jo.

Ushtria dhe Forcat Ajrore kryen një operacion të përbashkët kundër militantëve në zonën kufitare, duke iu shkatërruar katër automjete atyre.

Egjipti është duke u përballur me një situatë të tensionuar prej dy vitesh, që kur Mursi u rrëzua nga pushteti, ndërsa vetëm në Sinai kanë humbur jetën qindra ushtarakë e policë.

Top Channel