Meksikë, vritet një tjetër gazetar

14/08/2015 00:00

Një gazetar ishte në mesin e gjashtë viktimave të sulmit të disa burrave të armatosur të cilët i vranë ata në një lokal në shtetin e Verakruzit në Meksikë.

Kjo ngjarje që ka tronditur vendin, ndodhi disa javë pas vrasjes së një tjetër gazetari.

Autoritetet meksikane thonë se në lokal kishin hyrë pesë burra të armatosur, ndërsa në mesin e të vdekurve ishte edhe Juan Heriberto Santos, gazetar dhe Jose Marquez, një i dyshuar si një lider droge.

Dy gazetarë të tjerë, të cilët ishin në lokal në të kohën kur ndodhën vrasjet, janë në polici dhe po merren në pyetje.

Në 15 vitet e fundit, të paktën 18 gazetarë të Verakruzit janë vrarë.

Top Channel