Flamuri amerikan do të valëvitet sërish në Havana

14/08/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba do të hyjnë në një fazë të re të marrëdhënieve të tyre, kur flamuri amerikan do të valëvitet sërish në Havana, në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve që është rihapur së fundmi.

Në ceremoninë që do të mbahet sot (e premte) do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit, John Kerry, ndërsa për të ngritur flamurin amerikan edhe njëherë në qiellin e vendit komunist, janë ftuar tre marinsët të cilët e ulën atë për herë të fundit.

Më 4 janar 1961 tre marinsa morën flamurin amerikan të Ambasadës, pasi të dy vendet kishin vendosur për të ndërprerë marrëdhëniet në një kohë kur Lufta e Ftohtë kishte arritur kulmin.

Ndërkohë, kur bota po pret këtë ceremoni, në publik është shfaqur Fidel Castro.

Në ditëlindjen e tij të 89, ai ka shkruar edhe një letër, ku ka akuzuar Amerikën për dëmet ekonomike që i janë shkaktuar Kubës për shkak të embargos.

Top Channel