Pukë, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

14/08/2015 00:00

Policia e Pukës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Eduard Lacaj.

25-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike, mbajtje pa leje të armëve dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Gjykata e Pukës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Eduard Lacajn.

Top Channel