Veliaj: 31 çerdhe, peng i borxheve

14/08/2015 00:00

Borxhi prej rreth 30 milionë dollarësh që ka Bashkia e Tiranës ndaj kompanive që ishin kontraktuar nga administrata paraardhëse ka mbajtur peng investimet në 31 çerdhe të kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka parë nga afër kushtet e ish-çerdhes së tij në rrugën “Mihal Grameno” e cila është e parikonstruktuar: “Borxhi që kemi në bashki është i papërballueshëm. 28 milionë euro janë më shumë sesa gjysma e buxhetit vjetor të bashkisë. E kemi të pamundur që të riparojmë në kohë 31 çerdhe pasi për 10 ditë kthehen fëmijët. Punimet duhet të ishin bërë më përpara”.

Veliaj ka bërë një thirjje publike “Adopto një çerdhe” për këdo që mund të ofrohet për të kontribuar në mënyrë që vogëlushët në shtator të kenë kushte të përshtatshme për t’i frekuentuar ato.

Menjëherë pas kësaj thirrjeje, burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se janë ofruar për të kontribuar 5 kompani.

Top Channel