Vlorë, policia gjen 13 parcela me kanabis

14/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 13 parcela me 1740 rrënjë kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën në fshatin Bashaj, në vendin e quajtur “Përroi i Boderit”.

Ndërkohë, në fshatin Malçan të Sarandës, është gjetur një parcelë me 118 rrënjë kanabis.

Top Channel