Lajmërohen zjarrfikëse për të hequr 4 unaza perdeje nga organi seksual…

14/08/2015 00:00

Zjarrfikësit në Kolumbi u thirrën me urgjencë për një detyrë të rrallë: të hiqnin katër unaza perdeje nga penisi i një burri.

Burri u dërgua në spital, pasi unazat ngecën te organi i tij gjenital, por doktorët në Kali të Kolumbisë nuk kishin mjetet e duhura për të hequr këto unaza, kështu që thërritën zjarrfikësit.

Këtyre të fundit iu desh më shumë se një orë për të liruar organin mashkullor, sipas “Colombia Reports”.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është ende i shtruar në spitalin Carlos Holmes Trujillo. Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe psikologjike, pasi ky incident i ka shkaktuar turp.

Burime spitalore thonë se raste të tilla ndodhin 3-4 herë në vit.

Top Channel