Pep: Të gjithë duhet të më binden… përveç Messit

14/08/2015 00:00

Bayern Munchen nis sot mbrojtjen e titullit kampion në Gjermani dhe nëse do ia arrijë qëllimit, do të bëhet skuadra e vetme në këtë vend që fiton katër tituj radhazi.

Në mënyrë që të hyjë në histori, Pep Guardiola e ka të qartë se duhet t’i qëndrojë besnik metodave të tij, edhe pse në Gjermani e kritikojnë shumë, pasi këto metoda nuk kanë dhënë deri tani suksesin në Champions League.

Sipas ‘Bild’, Guardiola ka mbajtur një fjalim para nisjes së Bundesligës dhe gjatë këtij fjalimi ka thënë: “Këtë sezon, të gjithë do të vraponi siç dua unë. Unë do të vendos si do të bëhen gjërat dhe ju do të zbatoni urdhrat e mi. Vetëm një futbollist në botë është i lirë të mos bëjë atë që i them: Messi”.

Top Channel