Tenis, pika e shekullit nga një japonez i panjohur (Video)

14/08/2015 00:00

Yoshinito Nishioka, një tenist japonez që në vendin e tij njihet si “Nishikori i ri”, realizoi një goditje të pabesueshme në një ndeshje të Challenger të Aptosit (SHBA).

Pas një shërbimi të fortë të amerikanit Donaldson, Nishioka e pa veten duke ndjekur topin sa në një krah të pistës në tjetrin. Kur dukej se amerikani e kishte të fituar këtë pikë, japonezi nxjerr nga hiçi një goditje që lë pa asnjë mundësi reagimi kundërshtarin e tij.

Top Channel