Elbasan, sekuestro preventive për një llogari prej 100 mijë eurosh; burim i dyshimtë financiar

14/08/2015 00:00

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare prej 100 mijë eurosh në emër të P. Çela. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se kjo shumë ka burim të dyshimtë financiar.

Nga hetimet rezulton se P. Çela e ka marrë këtë shumë nga A. Toli, si pagesë për blerjen nga ky i fundit të një automjeti tip “Ferrari”, në pronësi të Çelës. Toli është administrator i një biznesi familjar me lojra kompjuterike për fëmijë, dhe nga verifikimet rezulton se ai nuk ka pasur mundësi të krijojë një shumë të tillë për të blerë një send luksi.

Hetimet po vijojnë për të provuar burimin real të kësaj shume dhe transaksioneve të tjera nga shtetasi A. Toli për disa vite, në shuma të ndryshme të konsiderueshme.

Top Channel