Pas rrëzimit, Gaga shkëlqen me veshjen e saj

14/08/2015 00:00

Lady Gaga është paraqitur me një stil tepër të veçantë në “Foreign Press Association’s Grants Banque”, organizuar në Beverly Hills, në Kaliforni.

Këngëtarja 29-vjeçare është ngjitur në skenë për të dhuruar një çmim, gjithashtu edhe për të promovuar debutimin e saj si aktore në filmin “American Horror Story”.

Gaga ka shkëlqyer e veshur me një fustan të gjatë, të bardhë, që i përkiste firmës “Vivienne Westwood”.

Edhe pse veshjet serioze të këngëtares janë shumë të rralla, duket se kjo ishte veshja e duhur për të rënë në sy atë mbrëmje.

Ditën e djeshme, këngëtarja e këngës “Born This Way” pati një incident. U rrëzua, teksa po kalonte mes fotografëve për tek makina e saj. Ndoshta është hutuar nga blicet e shumta, megjithëse ajo është e njohur për stilin e saj të çuditshëm.

Top Channel