Ekipet e Bundesligës, 294 milionë euro të shpenzuara në merkato

14/08/2015 00:00

Merkatoja e transferimeve nuk është mbyllur ende, megjithatë, në Gjermani ka një bilanc provizor për shpenzimet e kryera deri më tani.

Rezulton se klubet e Bundesligës kanë investuar në total 294 milionë euro gjatë kësaj vere, shifër kjo shumë larg atyre të shpenzuara nëpër kampionatet e tjera. Sa për kuriozitet, ekipet e Premier League kanë shpenzuar 800 milionë euro, ato të Serie A plot 450 milionë euro, ndërsa ekipet e La Ligas 430 milionë euro.

Padyshim, klubi që ka investuar më shumë në Gjermani është Bayern Munchen me 79 milionë euro. Arturo Vidal, i blerë për 37 milionë euro nga Juventus, dhe Douglas Costa për 30 milionë euro të tjera, konsiderohen si blerjet më të shtrenjta të kampionëve të Gjermanisë. Bayern ka blerë edhe Joshua Kimmich e Sven Ulreich për një shifër totale prej 12 milionë eurosh.

Ndërsa Bayer Leverkusen deri tani ka nxjerrë nga arkat e klubit 35 milionë euro. I fundit që u ble në merkaton e transferimeve nga skuadra e “Aspirinave” ishte kiliani Charles Aranguiz për 13 milionë euro. Ai iu bashkua Schmidt, Admir Mehmedit, Jonathan Tah, Kyriakos Papadopulos dhe Andre Ramalho.

Schalke 04 ka shpenzuar deri tani 32 milionë euro për blerjen e Johannes Geis, Matija Nastasiç, Franco Di Santo dhe Caiçara.

Borussia Dortmund ka paguar vetëm 17 milionë euro në këtë merkato transferimesh, për blerjen e Gonzalo Castros, Roman Burki dhe Julian Veigl. Verdhezinjtë kanë bërë ndryshime edhe në pankinë me Tuchel, që zëvendësoi Jurgen Klopp.

Top Channel