Gjuriç, pa leje në Kosovë? Policia s’ka informacion, ndërsa Mustafa kërkon masa

14/08/2015 00:00

Policia e Kosovës nuk ka asnjë informacion zyrtar për praninë e të ashtuquajturit drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në Kosovë.

Kështu është shprehur zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin, Besim Hoti, në një deklaratë për Top Channel përmes telefonit. Ai shtoi se, përfaqësuesi serb nuk është parë askund në publik, ndërkohë që Gjuriçit nuk i ishte miratuar kërkesa për hyrje në Kosovë.

Burime të tjera zyrtare, në kushte anonimiteti, thanë për Top Channel se Gjuriç ka hyrë në Kosovë dhe ka qëndruar për një kohë në Mitrovicë, por nuk ka marrë pjesë në protestën për Oliver Ivanoviçin.

Lidhur me këtë, gazetarët kanë pyetur edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili kërkoi që të merren masa ndaj atyre që hyjnë pa lejen përkatëse.

Top Channel