Shpërndarja e pasaportave, zyrat të hapura edhe të shtunën

14/08/2015 00:00

Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e kësaj të premteje se, zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

Sipas një njoftimi për shtyp, zyrat do të jenë të hapura nga ora 09 e mëngjesit, “deri sa të ketë përfunduar punë edhe qytetari i fundit”.

Ministria e Brendshme sqaron se kjo masë ndërmerret për të përshpejtuar procesin pas fluksit të ditëve të fundit.

“Fluksi është shtuar për shkak të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të rinovuar dokumentet”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Top Channel