Bulqizë, zjarri i fuqishëm në malin Rrahu i Madh

14/08/2015 00:00

Një vatër e madhe zjarri është verifikuar në malin Rrahu i Madh, në fshatin Koçaj të Bulqizës.

Autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen sa më parë të zjarrfikësve, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por sikurse ndodh rëndom në stinën e verës, ato dyshohet të jenë pakujdesia e banorëve dhe temperaturat e larta.

Top Channel