PD, Tabaku: PS mbulon skandalet me gënjeshtra

14/08/2015 00:00

Deputetja e PD për Tiranën, Jorida Tabaku ka reaguar pasditen e së premtes ndaj deklaratës së kolegut socialist Ervin Bushati, lidhur me mungesën e të ardhurave në buxhet.

“U bë zakon tashmë që korrupsionin dhe abuzimet t’i mbulojnë me gënjeshtra. Është fakt që vetëm në muajin korrik mosrealizimi i të ardhurave është 25 milionë dollarë, duke e çuar në shifrën rekord 160 milionë dollarë mosrealizimin e të ardhurave, që ka ardhur si rrjedhore e rritjes së taksave, informalitetit, korrupsionit e abuzimeve”, ka deklaruar Tabaku.

Sipas saj, deputeti Bushati, që ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, e di më mirë se kushdo që në vitin 2011 u gjetën në Bashkinë e Tiranës 80 milionë dollarë borxhe dhe vetëm 1.4 milionë në llogarinë e bashkisë vetëm për pagat e një muaji.

“Siç duket, rritja e borxhit në shifrat alarmante të 74% të GDP-së dhe rënia drastike e të ardhurave do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe duket se qeveria nuk ka ndërmend të ndërrojë kurs”, ka thënë Tabaku.

Top Channel