Kore e Veriut, ora kthehet për 30 minuta pas

15/08/2015 00:00

Ashtu siç pritej, Korea e Veriut ka ndryshuar orën e saj. Këmbanat që ranë në Penian ishin shenjë se ora në këtë vend është kthyer për 30 minuta pas.

Para një jave, Korea e Veriut njoftoi se do të vendosë një orar të ri për të shënuar çlirimin e saj nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Deri të premten ata ishin në të njëjtën kohë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, saktësisht 9 orë para Kohës Reale të Grinuiçit.

Në të vërtetë, i gjithë gadishulli korean, atëherë një vend i vetëm, ishte 8 orë e gjysmë para Kohës Reale të Grinuiçit derisa Japonia e kolonizoi në vitin 1910.

Korea e Jugut ishte e para që reagoi, duke deklaruar se kjo lëvizje mund të shkaktojë probleme afatshkurtra në impiantin industrial Kaesong të Veriut, që menaxhohet bashkarisht nga dy Koretë.

Aktualisht nuk ka një institucion ndërkombëtar që të aprovojë ndryshimin e orës së një vendi, gjë që u mundëson shteteve të ndryshme ta caktojnë atë vetë.

Top Channel