Brazil, vriten 18 vetë. Dyshohet për hakmarrje

15/08/2015 00:00

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 18 vetë brenda një nate në Sao Paulo të Brazilit. Ata kanë arritur të vrasin në dy zona të ndryshme, ndërsa policia dyshon se vrasjet nuk janë të rastësishme.

Sipas dëshmitarëve, para se të gjuanin në drejtim të viktimave, vrasësit që ishin të maskuar i merrnin në makinë ata, duke iu kontrolluar emrat.

Autoritete janë duke hetuar nëse të gjitha viktimat kanë ndonjë lidhje, dhe nëse kanë qenë të kërcënuar më parë.

Policia ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që për një kohë kaq të shkurtër të vriten kaq shumë vetë.

Nga të shtënat, janë plagosur edhe gjashtë të tjerë. Një Task-Forcë e përbërë nga 50 policë janë duke hetuar rastin.

Top Channel