Operacionet antikanabis, asgjësohen bimë narkotike në Shkodër, Krujë dhe Mirditë

15/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka sekuestruar dhe asgjësuar 879 rrënjë kanabis sativa. Tre parcela me 470 rrënjë janë zbuluar në fshatin Vilë. Ndërsa në fshatin Benë u zbuluan 9 parcela me 409 rrënjë bimë narkotike. Bimët u asgjësuan me djegie.

Ndërkaq, Policia e Krujës ka asgjësuar 572 rrënjë bimë narkotike në fshatin Mallkuç. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur 14 parcela dhe bimët u asgjësuan në vend. Një tjetër sasi prej 201 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar në fshatin Simon të Mirditës.

Bimët, me gjatësi 1-2 metra, u asgjësuan gjithashtu me djegie. 152 rrënjë u gjetën në zonën e Përroit të Madh dhe 49 të tjera në vendin e quajtur “Livadhi me Koleqe”.

Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Top Channel