Vrau një polic në vitin 1997, Besnik Coka prangoset në Rinas

15/08/2015 00:00

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar të dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Falë operacionit të koduar “Kurthi”, është vënë në pranga në Aeroportin e Rinasit, Besnik Coka. Ai është dënuar nga Gjykata e Dibrës me 25 vjet burg për vrasjen e një punonjësi të policisë.

Në momentin e arrestimit, Coka ishte duke u larguar drejt Anglisë, teksa dispononte dokumente të rregullta angleze me emrin kosovar, Besnik Morina. Ai është prangosur nga efektivët e policisë në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë shtetit.

Sipas burimeve zyrtare, Coka është dënuar me 25 vjet burg nën akuzën e vrasjes me paramendim.

Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht të vitit 1997, kur në bashkëpunim me shtetasit B. L dhe Z. L, kanë vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë, Miftar Krashi, në fshatin Arras, të rrethit të Dibrës.

Top Channel