Shtëpia e Hamilton në Nju Jork, vetëm pak metra larg nga Rihanna

15/08/2015 00:00

Lewis Hamilton nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me thashethemet se ai po takohet me Rihanën. Kjo për faktin se piloti i Formula 1 jeton vetëm gjysëm milje larg nga këngëtarja, tashmë që ata janë kthyer në Nju Jork, pas një jave në Barbados.

Dyshja është fotografuar veç e veç, teksa ndodheshin në të njëjtin vend në një klub nate, të mërkurën. Por fakti se Lewis dhe Rihanna kanë qenë në të njëjtin vend gjatë javës së kaluar (në Barbados), ka shtuar edhe më tepër zërat se ata po takohen.

Më pas, ata janë parë të ndjehen komodë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë ngjarjes së Kadooment, në ishull, dhe të premten sërish bashkë në shoqërinë gjithashtu të njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje me anije luksoze.

Top Channel