Kompania ajrore peshon edhe pasagjerët…Nuk e besoni?!

15/08/2015 00:00

Uzbekistan Airlines ka njoftuar rregulla të reja, që përfshijnë edhe peshimin e pasagjerëve pak para se të nisen. Një deklaratë e kompanisë bëri të ditur vendimin për të instaluar një “pajisje të veçantë për matjen e peshës”, në portën e daljes ku pasagjerët do të peshohen, së bashku me bagazhet e tyre.

“Sipas rregullave të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, kompanitë ajrore janë të detyruara të kryejnë procedurat e rregullta të kontrollit të pasagjerëve para fluturimit, peshën e tyre bashkë me çantën e dorës, për të vëzhguar kërkesat për një fluturim të sigurt”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Por një zëdhënës i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror ka mohuar ekzistencën e një rregulloreje të tillë, që t’u kërkojë pasagjerëve të peshohen, duke shtuar në një deklaratë për CNN, se linjat ajrore normalisht llogarisin peshën e pasagjerëve me një mesatare matematike dhe jo peshën e saktë, matjen personale.

Top Channel