Durrës, u rrëzua në resortin turistik ku po pushonte; vdes 77-vjeçarja

15/08/2015 00:00

Një 77-vjeçare gjeti vdekjen, pasi u rrëzua aksidentalisht në resortin turistik ku po pushonte, në Durrës. 

Policia bëri të ditur se, e moshuara me inicialet L.B., banuese në Tiranë, ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, në Qendrën Spitalore Ushtarake, ku ishte dërguar pas rrëzimit në lulishten e kompleksit turistik.

Policia shtoi se, sipas dëshmive të familjarëve, 77-vjeçarja ishte rrëzuar në mënyrë aksidentale në lulishten e resortit, 6 ditë më parë, më 9 gusht. Por vetëm të premten, për arsye që ende nuk dihen, ajo u dërgua në Spitalin Ushtarak.

Tashmë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme “për ngjarje aksidentale”.

Top Channel