Japonia përkujton 70-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore

15/08/2015 00:00

Japonia ka përkujtuar këtë të shtunë kapitullimin pa kushte të vendit, një marrëveshje e nënshkruar më 15 gusht të vitit 1945.

Ceremonia përkujtimore e 70-vjetorit u zhvillua me pjesëmarrjen e tre ministrave japonezë dhe personaliteteve politike në tempullin e Yasukinit, në nderim të ushtarëve të rënë gjatë luftimeve, por edhe kriminelëve të luftës. 

Me këtë përkujtimore u nderuan rreth 2.5 milionë të rënë, aktivitetet kanë ngjallur polemika pas regjistrimit në fshehtësi në vitin 1978 të 14 japonezëve të dënuar si kriminelë lufte nga Forcat Aleate pas kapitullimit më 15 gusht 1945.

Top Channel