Kërcënon djali i Bin Laden: Transferojeni luftën në Amerikë dhe në Europë

15/08/2015 00:00

Hamza bin Laden, i biri i Osama Bin Laden kërcënon Perëndimin, duke kërkuar që lufta të transferohet në Amerikë dhe në Europë.

“Transferojeni luftën nga Kabuli, Gaza e Bagdadi drejt Uashingtonit, Londrës dhe Tel Avivit”. Ky ka qenë mesazhi i tij, i shpërndarë online në një video me liderin aktual të Al Kaedas, Ayman al Zawahri.

Ky ndoshta është edhe mesazhi i tij i fundit, citojnë burimet, që theksojnë se duhet të jetë regjistruar para një muaji, pasi në fund të muajit korrik vetë talebanët njoftuan vdekjen e tij.

Top Channel