Trazira në San Paolo, 19 persona të vrarë

15/08/2015 00:00

Të paktën 19 persona janë vrarë gjatë disa sulmeve radhazi në San Paolo të Brazilit. 10 vetë humbën jetën nga një sulm i papritur në një bar, kur persona të maskuar dolën nga makina dhe hapën zjarr, bëri të ditur policia vendase.

Sipas saj, kanë nisur hetimet, pasi ngjarje të tilla kërkojnë mënyra të ndryshme dhe në të duhen përfshirë shumë palë. Një pistë hetimore është edhe mundësia e vrasjeve të porositura.

Por sipas disa analistëve, duhet më shumë seriozitet pas arrestimeve të muajit maj të dy oficerëve të policisë, që u gjetën fajtorë për vrasjen e 8 personave, në një grup tifozësh në San Paolo.

Top Channel