Peleshi: Ligji i turizmit duhet trajtuar si investim për Shqipërinë

15/08/2015 00:00

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka reaguar lidhur me kthimin e ligjeve në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani.

Ligji për turizmin duhet trajtuar si një investim për Shqipërinë, ka thënë numri dy i qeverisë.

“Presidenti ka të drejtën e tij. Vendimi që mori do të shqyrtohet nga Kuvendi”, deklaroi Peleshi.

Zv.kryeministri Peleshi e ka bërë këtë deklaratë nga qyteti i Pogradecit. ku mori pjesë në konstituimin e Këshillit Bashkiak të qytetit dhe betimin e kreut të Bashkisë, Eduard Kapri.

Top Channel