Veprime të turpshme me një 6-vjeçar, në hetim i moshuari

15/08/2015 00:00

Një 6-vjeçar nga qyteti i Pogradecit për ditë me radhë ka qenë pre e ngacmimeve seksuale të një 76-vjeçari. Fëmija i komunitetit rom është detyruar të bëjë vepra të turpshme nga i moshuari, i cili e priste atë pasi dilte nga kampi i fëmijëve.

Sipas të dhënave të policisë, dje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.B., 76 vjeç, banues në Mëmëlisht të Pogradecit.

I moshuari ka prekur me dorë në vende intime të miturin banues në Pogradec. I mituri i terrorizuar ka treguar para familjarëve të tij ngjarjen dhe i ati e ka denoncuar në polici 76-vjeçarin, por vendimi i policisë për ta ndjekur pedofilin në gjendje të lirë, ka shkaktuar pakënaqësi te familjarët e të voglit.

Babai i 6-vjeçarit ka bërë thirrje që shteti të marrë masa para personave të tillë, në të kundërt i mbetet atij që të veprojë.

Top Channel