Bilanci i një jave, Erion Veliaj: 7 gjëra konkrete në 7 ditë

15/08/2015 00:00

“7 gjëra konkrete në 7 ditë”, kështu e ka cilësuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bilancin e një jave në drejtimin e kryeqytetit.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Veliaj shkruan: “Bashkia e Tiranës në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës me nga një punë konkrete”.

Sipas pikave të publikuara prej tij, bashkia shpërndau 242 banesa sociale, riparoi Bulevardin dhe pastroi urat e Lanës.

Gjithashtu, nisi puna për rregullimin e shtratit të Lanës, u riparua Piramida dhe parku përreth saj. Veç të tjerash, nisi lirimi i hapësirave publike në njësinë nr. 5, liqeni i Kasharit u konsiderua parku i tretë i Tiranës, dhe filloi asfaltimi i rrugëve të qytetit.

Top Channel