Shtatë arsye për të qëndruar zbathur në shtëpi

15/08/2015 00:00

Për japonezët është çështje respekti dhe higjiene: shtëpia nuk duhet bërë pis, këpucët qëndrojnë tek hyrja. Finlandezët në fakt, i heqin këpucët edhe në shkollë, dhe kjo vlen si për mësuesit dhe për nxënësit. Ata thonë se kjo përmirëson qetësinë dhe është një farë vazhdimësie mendore shtëpi- shkollë.

Ja disa arsye pse duhet të qëndroni zbathur në shtëpi:

Këmbë më pak të fryra
Ekspertët shpjegojnë se të ecësh zbathur të ndihmon në qarkullimin e asaj që quhet kthimi venoz, domethënë, kthimi i gjakut nga periferia në zemër, në krahun e kundërt me gravitetin. Një e mirë për këmbët: nuk fryhen dhe favorizohet një qarkullim më i shpejtë i gjakut.

Na ndihmon të shërohemi më shpejt
Sipas disa studimeve të bëra nga Clinton Ober, nëse jemi të lidhur me Tokën, elektronet që përshkojnë trupin kur jemi sëmurë, mund të neutralizojnë efektet e radikaleve të lira tek indet e shëndetshme, duke kufizuar “dëmet kolaterale” të sëmundjes.

Na qetëson
Të ecësh zbathur të bën mirë në çdo moshë; që tek fëmija i vogël që kërkon qëndrueshmëri për të hedhur hapat e parë, tek të moshuarit që stërvisin lehtësisht të gjithë muskujt e këmbës. Kur ecën zbathur, qetësia e venave dhe muskujve që nuk sforcohen transmetohet në të gjithë trupin. Mos kini frikë nga kallot e këmbëve: përkeqësohen më shumë në këpucë të mbyllura.

Një masazh natyral
Kur shëtit me këmbët zbathur ushtron presion në të gjitha nervat që lidhen me organe të ndryshme të trupit, duke u dhënë mundësinë të rimarrin veten pas ndonjë sëmundjeje. Kjo është më efikase kur ecën zbathur në lëndinë.

Është më e shëndetshme
Një studim i universitetit të Arizonës tregon se nga këpucët mund të marrim rreth 400 baktere, përfshi atë të meningjitit. Nëse kur kthehemi në shtëpi nuk harrojmë të heqim këpucët, mbrojmë të gjithë familjen nga infeksionet.

Na mbron nga lëndët toksike
Heqja e këpucëve para se të hyjmë në shtëpi duhet të na bëhet një zakon i përditshme. Mbetjet e herbicideve mund të ngjiten pas këpucëve, dhe sipas një studimi të EPA, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, sasia e këtyre mbetjeve mund të jetë më e madhe se ajo që ndodhet tek frutat apo perimet jobiologjike.

I bën mirë muskujve
Ecja zbathur aktivizon në mënyrë të jashtëzakonshme të gjithë muskulaturën e kofshëve dhe këmbëve siç e provojnë dhe shumë sporte që luhen më këmbë zbathur, si volejbolli i plazhit, tenisi i plazhit, joga, karate apo xhudo.

Top Channel