Dëmtimet në Xibrakë, deputeti Boçi viziton banorët: Qeveria të japë llogari

15/08/2015 00:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vizituar banorët e Xibrakës, të cilët pësuan dëme materiale në banesat e tyre nga shpërthimet në Mjekës. Boçi hodhi dyshime se Poligoni po përdoret për shpërthime të paautorizuara.

“Kemi biseduar me banorët këtu. Situata është e rëndë pasi ka pasur dëmtime të shtëpive dhe krisje të banesave, thyerje xhamash dhe jo vetëm këtu në Xibrakë. Kemi biseduar me banorët e fshatit ngjitur dhe atje ka pasur goxha dëmtime të kësaj natyre. Ajo që na shpjeguan përfaqësuesit e Policisë Ushtarake nuk përputhet me realitetin pasi sipas tyre poligoni ishte për diegje baruti dhe jo për detonacion. Këtu ka shumë pikëpyetje dhe enigma. Poligoni nuk kishte parametra teknikë”, tha Luçiano Boçi, deputet i PD-së.

Top Channel